Vdes 55-vjeçari në Kotorr të Skënderajt, pas aksidentit me traktor
Një person ka humbur jetën sonte në fshatin Kotorr të Skënderajt pas një aksidenti me traktor gjatë punës në pyll.
Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, rreth orës 19:00, personi rreth 55-vjeçar gjatë punës në pyll është rrokollisur me traktor.
“Sot rreth orës 19:00 është raportuar se një person, rreth 55-vjeç, derisa ishte duke punuar në pyll është rrokollisur me traktor. Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete,” tha Pllana për RTKlive.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
