Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen paralajmëron takim të nivelit të lartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar në “X”, në lidhje me takimin trilateral që u mbajt sot në Bruksel, me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Sorensen në postim në “X”, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për avancim të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar edhe një takim të dialogut të nivelit të lartë.
“Organizova një takim të gjatë të Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të Dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, ka thënë Sorensen.
Takimi i sotëm ishte vazhdimësi e takimeve të zhvilluara ndaras javën e kaluar në Bruksel. /Kosova.info/
Hosted a long meeting of Chief Negotiators of Kosovo and Serbia in Brussels. Spoke about advancing the normalisation of their relations in preparation of a high-level Dialogue meeting, pending implementation obligations, and current issues. Agreed to continue the discussion soon. pic.twitter.com/OHhroTaJll
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) June 10, 2025
