Përparim Rama nderon Ekrem Bardhën në Ditën e Çlirimit: Nuk i harrojmë ata që nuk na harruan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit të Kryeqytetit më 11 qershor duke nderuar figurën e njohur të mërgatës shqiptare në SHBA, Ekrem Bardhën.

Në një mesazh të shpërndarë sot, Rama theksoi se Bardha është një zë i pashuar i çështjes shqiptare në botë, i cili me dekada përkushtim në Amerikë ka ndihmuar në realizimin e kësaj dite historike që qytetarët e Kosovës sot e festojnë me krenari.

“Ne nuk i harrojmë ata që nuk na harruan! Mirë se vini në Prishtinë, Ekrem Bardha! Në Ditën e Çlirimit të kryeqytetit, ju nderojmë si një zë të pashuar të çështjes shqiptare në botë. Me dekada përkushtim në Amerikë, ju ndihmuat të bëhet e mundur kjo ditë që sot e festojmë krenarë. Prania juaj në Kryeqytet me 11 qershor është simbol i lidhjes së pandarë mes mërgatës dhe atdheut,” ka deklaruar Rama.

Kryetari e përmbylli mesazhin me fjalët “Kosova nuk harron! Faleminderit përjetësisht” duke e konsideruar këtë vizitë si një dëshmi të fortë të unitetit kombëtar dhe mirënjohjes për rolin e mërgatës në proceset historike të vendit. /Kosova.info/

Go to TOP