Përfundon dëshminë zyrtari policor Alban Rashiti në rastin “Banjska”

Ka përfunduar sot dëshminë në gjykatë Alban Rashiti, zyrtar policor nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë.

Rasti Banjska, dëshmon zyrtari policor për ndërhyrje të shpejtë

Sot në gjykatë ka filluar dëshminë Alban Rashiti, zyrtar policor nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, ka dhënë dëshminë në gjykatë.

“Me datën 23 shtator kam qenë zyrtar policor për ndërhyrje të shpejtë, njësi e veçantë në kuadër të drejtorisë kufitare. Detyrat tona kanë qenë patrullimet që i bëjmë në atë zonë, përgjatë vijës kufitare. Është njësi për rrezikshmëri të lartë ku ne intervenojmë…Me datën 23 shtator kemi filluar punën në orën 08:00 të mëngjesit, kemi bë ndërrimin e pikës në fshatin Izvor mbi Banjskë, prej orës 08:00 deri në orën 14:00 gjithçka ka qenë në rregull, prej orës 14:00 na është bë ndërrimi nga kolegët dhe ne jemi kthyer në bazën në Koshtovë te Vllahisë, deri në prenë 20:00 kemi qëndruar në gjendje gatishmërie. Informatën e parë që e kemi marrë për një veturë të dyshimtë e kemi pranuar në orën 21:00 dhe informata ka qenë nga dhoma komanduese se aty në rrugën e Izvorit. Informata ka qenë kështu: një veturë është e parkuar në një livadh, ne kemi pranuar informatën dhe kemi vazhduar me patrullim në kërkim të kësaj veture të dyshuar, kemi arrit me lokalizuar, ka qenë afër disa shtëpive, me neve ka qenë edhe një njësi kufitare. Më kujtohet se ajo veturë ka qenë Jeep, veturë e lartë, targat kanë qenë KM. Për këtë veturë është konfirmuar se nuk ka të dhëna në sistem nga dhoma komanduese. Por na është thënë se kjo veturë është e njohur për ne dhe po ashtu edhe pronari, pronari jeton në një shtëpi aty e ka parkuar dhe ka vazhduar në këmbë. Këto info ja kemi dhënë edhe dhomës komanduese dhe jemi largu nga lokacioni. Kjo është sa i përket veturës. Pasi na është bë ndërrimi së bashku me kolegët kemi vazhduar prej Izvorit afër fshatit Banjska dhe me u kthy në bazë në Koshtovë të Vllahisë. Mirëpo sapo kemi arritur te ura në fshatin Banjska, na anën e djathtë kemi vërejtur dy kamionë peshë e rëndë që kanë blloku, ose barrikaduar urën. Kemi vëzhguar se a ka diçka të dyshimtë nuk kemi pa ndonjë person të dyshimtë përveç ata dy kamionë. Kolegët e kanë njoftuar dhomën komanduese por ka pasur probleme në radiolidhje. E kemi pa të arsyeshme me vazhdu prej atij lokacioni në një tjetër ku mund ta njoftojmë dhomën komanduese se çfarë po ndodhë, edhe me shku rrugës a ka ndonjë barrikadë apo diçka të dyshimtë në rrugën kryesore Zveçan-Leposaviq. Rrugës nuk ka pasur diçka të dyshimtë, e kemi dhënë infon se dy kamionë e kanë blloku urën në hyrje të fshatit Banjska”, tha ai.

Sot në gjykatë ka filluar dëshminë Alban Rashiti, zyrtar policor nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, ka dhënë dëshminë në gjykatë.

Rashiti ndër të tjera tha se “Jemi nis për tu kthyer në vendngjarje. Nga dhoma komanduese na është thënë që kanë dërgua edhe dy njësi të tjera. Jam dal prej veturës me Mirsadin dhe Çlirimin kolegët, jemi koordinua. Unë dhe Mirsadi jemi afrua drejt kamionëve me pa nëse ka diçka të dyshimtë. Nuk ka vonuar shumë, diku 20 minuta kanë arrit dy vetura policore në vendngjarje, aty d.m.th. kanë qenë 6 policë, prej tyre edhe i ndjeri, rreshteri Afrim Bunjaku. Unë kam qenë afër kamionëve duke vëzhgua, ndërsa Mirsadi u ka tregu për situatën rreshterit dhe kolegëve të tjerë. Mirsadi me një koleg kanë vazhdua në drejtim të kamionëve. E kujtoj që rreshteri Afrimi ka ardhëm ku kam qenë unë, jemi përshëndet, jemi konsultua me u shpërnda dhe me i marrë disa pozita në gjendje gatishmërie për çfarëdo sulmi. Unë kam vazhdua djathtas, menjëherë në anën e majtë në ato momente qetësie ka ndodhë një shpërthim i papritur, menjëherë e kam kuptua që jam plagos në krahun e majtë. Shpërthim shumë i madh, shpërthim thuajse në mesin tonë, nuk e kemi dite nga ka ardhë, një minë ose nuk e di, e kam pa veten që jam i goditur në krahë. Jam mundu me kalua në pozitë mbrojtëse afër një kamionete menjëherë ka ndodhë një shpërthim tjetër, sa edhe rrymat e ajrit kanë përplas trupin tim, aq afër dhe aq i madh ka qenë. Pa vonuar shume ka filluar gjuajtjet me armë zjarri. Kur kanë fillua gjuajtjet kemi pa që ka gjuajtje nga i tërë fshati me armë të ndryshme”.

“Kemi fillua me kthye zjarrin, në anën e majtë time kam vërejtur se rreshteri Afrim Bunjaku ka mbetur i shtrirë në shpinë, i gjakosur nga qafa dhe fytyra. Kemi kërkua nga kolegu Çlirimi ta sjell veturën aty dhe të tërheq rreshterin nga ai vendit sepse kishte gjuajtje gjatë tërë kohës. Çlirimi e ka ndezë veturën, posa ka dalë në dritë e kanë godit dhe e kanë bë veturën të palëvizshme i kam pa duke rrjedhë edhe vajrat nga motori i veturës. Atëherë nga Çlirimi kam kërkuar që të dalë nga vetura, mos të vij direkt te unë sepse ishte rrezik, por posa unë të mbulojë me zjarr ai të vij te unë dhe ashtu ka ndodhë. Pasi ka ardh, kolegu Mirsadi më është kërkuar ti godas dritat për të krijuar errësirë pasi predhat goditnin shumë afër trupit tonë. Kemi arrit me i thye 3-4 drita dhe me krijua një errësirë”, shtoi ai.

Po ashtu ai tha se “gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë i plagosur por nuk ju kam treguar kolegëve për mos me ra morali dhe kam vazhdua ashtu. Kemi mbulua me zjarr dhe kemi fillua me tërheq rreshterin, Mirsadi ka kërkua me mbulua me zjarr me e fut rreshterin në veturë, aty jam gjend në situatë shumë të vështirë jam detyrua me tregu që jam i plagosur. Kanë arrit me e shti rreshterin në veturë, Mirsadi me një koleg tjetër dhe rreshterin janë nisur në drejtim të rrugës kryesore për të kërkua ndihmë mjekësore. Vetura prapë është godit, janë shpërthye edhe gomat, por kanë arrit disi me dalë nga aty. Tash ishim numër më pak policë, veturat e shkatërruara nga predhat, mua më rrjedhe gjak, isha i plagosur, kam vërejt që kam goditje edhe në këmbën e djathtë. Në ato momente kom vërejt mbi kokë një dron duke na vëzhgua lëvizjet, pozicionet, gjithçka, kam shtënë në drejtim të dronit me armë zjarri. Aty gjendja sa vinte edhe rëndohej kam kërkua nga kolegët te bashkohemi në një pikë”.

“Gjuajtjet u ndalën, dhe mendova se po afrohen te zona ku ishim ne, kemi vazhdua me u ballafaqua prapë pastaj me zjarr deri ne momentin kur ka ardhur asistenca nga Koshtova e Vllahisë, njësia jonë për ndërhyrje te shpejtë, me mjet të blinduar. Pasi isha i plagosur më futën në mjetin e blinduar dhe jam dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, pohoi ai.

“Dëmtimet e mija kanë qenë, një goditje nga mina në krahun e majtë, pjesën mbrapa kam pasë goditje. Një goditje tjetër kam pasë në këmbë pjesën e brendshme. Në pjesën e shpinës kam pasë një goditje tjetër por që fatmirësisht është ndaluar nga pjesa e antiplumbit, por mi ka dëmtuar muskujt. Një predhë tjetër më ka goditur në pjesën e mesit të antiplumbit e cila nuk me shkaktua dëme. Pantollat i kam pasë të djegur, të shqyer. Këto janë lëndimet trupore që më janë shkaktua atë natë”, theksoi ai.

“Në spitalin rajonal më është larguar predha ndërsa pas një fotografimi jam dërguar me emergjencë në drejtim të Prishtinës, pasi ka qenë më serioze dhe më është dashur të operohem, të largoj predhën në gjoksin tim. Vazhdoj ende trajtimin, kam dëmtime, lëvizjet janë në rregull”, tha Rashiti.

Ne vazhdimin e dëshmisë së tij, zyrtari policor Alban Rashiti ka deklaruar se në momentin e plagosjes fillimisht ka ndjerë një goditje thuajse të lehtë por që thotë ka qenë nga trauma, por pastaj thotë se ka ndjerë nxehtësi në krahë, që ka qenë nxehtësia e gjakut që ka rrjedhë.

Rashiti deklaroi se ende nuk ka rifillua punën në Policinë e Kosovës për shkak të problemeve me ndjeshmëri dhe që puna më pajisjet e rënda janë problematike për shëndetin e tij, sipas vlerësimit të mjekëve.

Mbrojtja e të akuzuarve serbë në seancë kanë deklaruar se nuk kanë pyetje për dëshmitarin.


Go to TOP