Havolli dhe Gëzimi: Rruga “Hilmi Rakovica” nga “anije” në “tepsi” pas rregullimit

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka zhvilluar një tjetër vizitë në terren, këtë herë në lagjen “Bregu i Diellit”, konkretisht në rrugën “Hilmi Rakovica”, së bashku me drejtorin e transformimit, Gëzim Kastrati

Sipas Havollit, rruga “Hilmi Rakovica”, e cila ka qenë ndër më të dëmtuarat në atë zonë, është tashmë shtresuar dhe rregulluar në një nivel të kënaqshëm, së bashku me rrugët anësore përreth, përfshirë edhe rrugën “Thimi Mitko”. Ai bëri të ditur se menjëherë pas festës së Bajramit do të fillojnë punimet për shtresimin e rrugës “Dervish Rozhaja”, në dakordim të plotë me banorët.

“Gëzim, cilësia e punës”?, pyeti Havolli.

Ndërkohë, drejtori i transformimit, Gëzim Kastrati duke komentuar përmirësimet, e përshkroi transformimin me një metaforë interesante: “Dikur ka qenë një rrugë valë-valë, thua se kemi qenë në anije duke lundruar. E tash, e kemi tepsi”.


Go to TOP