Avokati Koci me aksion para Kuvendit, u `bllokon` derën deputetëve

Një aksion simbolik është organizuar para Kuvendit të Kosovës nga avokati Arianit Koci. Ai, ka realizuar një aksion simbolik, duke ‘mbyllur’ derën e Kuvendit të Kosovës me një fjongo, siç e quan ai simbol të bllokimit moral.

Sipas tij, deputetët nuk kanë të drejtë me dalë pa marrëveshje politike dhe kjo lojë me durimin e popullit duhet të marrë fund.

Ky aksion u bë, sipas tij, për t’u pamundësuar daljen deputetëve. “Nëse vazhdon kështu, kjo fjongo zingjir do të bëhet”, tha ai.

Go to TOP