Bogujevci: Nuk po bllokohet Haxhiu, por komisioni për votim të fshehtë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, duke folur në “RTK Prime” për dështimin e radhës në konstituivin e Kuvendit, tha se problemi nuk qëndron te kandidatura e Albulena Haxhiut, por te mungesa e votimit për krijimin e komisionit që do të mundësonte votimin e fshehtë.

“Sot ka qenë seanca e 18-të për të votuar komisionin e votimit të fshehtë, për të mundësuar zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjithmonë po flitet se dështoi votimi për Albulena Haxhiun, por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, nga ana e opozitës nuk po votohet fare komisioni,” tha Bogujevci.

Ajo theksoi se votimi i fshehtë është një mekanizëm i përdorur edhe në vende të tjera demokratike, për të tejkaluar situatat kur nuk ka konsensus për votimin e hapur.

“Kemi parë shembuj të tillë edhe në vende të tjera. Votimi i fshehtë është përdorur si mjet për të dalë nga situata ku mungon pajtueshmëria për votimin e hapur. Është një mundësi tjetër për të ecur përpara,” u shpreh deputetja.

Go to TOP