Inter transferon futbollistin kroat nga Dinamo Zagreb
Inter ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit qendror kroat Petar Sucic nga Dinamo Zagreb.
Njëzet vjeçari vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Dinamon, ku fitoi kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Kroacisë, duke zhvilluar dyzet e dy ndeshje dhe duke shënuar dy gola.
Në sezonin 2024/25 ai është shquar edhe në arenën ndërkombëtare, me shtatë gola në total, përfshirë dy në Champions league dhe një me Kombëtaren e Kroacisë kundër Polonisë.
Kjo blerje vjen pas largimit të trajnerit Simone Inzaghi. Tash “zikaltërit” janë në garë me kohën për të gjetur një trajner të ri para nisjes së Kupës së Botës për klube, që do të fillojë pas më pak se dy javësh.
