Gjilani do t’i japë titullin `Qytetar Nderi` ish-presidentit të Kroacisë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, do të shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit.

Ceremonia do të mbahet më 6 qershor. Kjo u bë me dije nga ish-kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili tha se kjo është meritë e grupit të këshilltarëve të LDK-së dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Ky propozim vjen pas shpalljes Qytetar Nderi të presidentit shqiptar, Bajram Begaj.


Go to TOP