Inaugurimi i çerdhes së re në Skënderaj shtyhet për 5 qershor
Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar përfaqësuesit e mediave se ceremonia e planifikuar për sot për inaugurimin e çerdhes së re në Skënderaj është shtyrë.
Ngjarja do të mbahet të enjten, më 5 qershor 2025, duke filluar nga ora 13:00.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
MAShTI falënderon mediat për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre. /Kosova.info/
