Osmani: Venesa, Zijada, Armira, Arbenita dhe Kaoni – Simbole të rezistencës dhe shpresës së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar historitë e Venesës, Zijadës, Armirës, Arbenitës dhe Kaonit si shembuj të fuqishëm të rezistencës dhe qëndrueshmërisë përballë plagëve të luftës. Ajo i ka përshkruar ata si dëshmi se edhe nga dhimbjet më të thella mund të lindë shpresa, forca dhe një vizion i fuqishëm për të ardhmen.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi se këto persona përfaqësojnë frymëzimin e popujve të Kosovës dhe Bosnjës, të cilët janë ringritur nga hiri i luftës më të bashkuar, më të vendosur dhe më të fuqishëm.
“Çdo rrëfim i tyre – nga përjetimi dhe mbijetesa e tmerrit të luftës, deri tek shndërrimi i atyre plagëve në angazhim dhe forcë për paqe e drejtësi – është thirrje për të mos harruar dhe për të vazhduar përpara, me dinjitet dhe guxim,” shkroi Presidentja Osmani.
Mesazhi i saj nxit kujtesën historike dhe angazhimin për një të ardhme më të mirë duke nxjerrë në pah rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe unitetit në shoqëri. /Kosova.info/
