Doue me tjetër gol

Pjesa e dytë e finales së Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Interit ka nisur me intensitet të lartë.

Paris Saint-Germaini, ka shënuar edhe golin e tretë kundër Interit të Milanos. Desire Doue e shënoi golin në minutën e 64-të.

Interi i Milanos ka hyrë në fushë me qëllimin për të rikuperuar rezultatin, duke ushtruar presion të madh në minutat e para, ndërsa PSG po mundohet të ruajë qetësinë dhe epërsinë përmes posedimit të topit dhe kundërsulmeve të shpejta.

Loja mbetet e hapur dhe emocionet janë të mëdha edhe në këtë pjesë të dytë.


Go to TOP