24 vjet e gjysmë burgim, Jon Hotit, për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, të cilin e ka dënuar me 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e dyfishtë më 13 nëntor 2024 në Klinë.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Shaqë Curri, Hoti për veprën penale “Vrasje e rëndë” u dënua me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 vit.

Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik prej 24 vjet e 6 muaj burgim.

Go to TOP