Fillon dita e dytë e WTT Prishtina YC 2025
Sot fillon dita e dytë e garës së madhe të pingpongut WTT Youth Contender Prishtina 2025.
Dita fillon me ndeshjet e çifteve mikse u15 dhe u19 që fillojnë nga ora 9:00, deri në orën 12:00 kur fillojnë gjysmëfinalet në këtë kategori.
Nga ora 14:30 fillojnë ndeshjet 16-she në kategorinë individuale u13 meshkuj, nga ora 15:00 fillojnë çerekfinalet për kategoritë individuale u13 dhe u17 femra dhe meshkuj.
Nga ora 17:45 zhvillohen gjysmëfinalet për këto kategori, ndërsa finalet zhvillohen nga ora 18:45.
Ndeshjet pritet të jenë emocionuese dhe me plot atraksion, ndërkaq ne ju presim në një atmosferë të mrekullueshme këtu në Pallatin e Rinisë.
Për më shumë informacione, ju ftoj të klikoni këtu.
