Yamal rinovon kontratën me Barcelonën deri në vitin 2031

Barcelona ka zyrtarizuar të martën rinovimin e kontratës së yllit të ri Lamine Yamal deri në qershor të vitit 2031.

Rinovimi i kontratës vjen pas suksesit futbollistit të ri që prej debutimit të tij më 29 prill 2023, në moshën vetëm pesëmbëdhjetë vjeçare. Ai është krahasuar shpesh me legjendën Lionel Messi. Edhe pse ende nuk ka mbushur tetëmbëdhjetë vjet, që i bën në korrik, Yamal ka zhvilluar mbi 100 ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës.

“Barcelona dhe Lamine Yamal kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Sipas mediave spanjolle, kontrata e re e bën Lamine Yamal një nga lojtarët më të paguar të klubit. Kontrata përfshin edhe bonuse të veçanta për arritje të rëndësishme, përfshirë fitimin e “Topit të Artë”.


Go to TOP