Peci përfundon dëshminë, lirohet me procedurë të rregullt

Ka përfunduar intervistimi disa orësh i ministrit në detyrë, Faton Peci pranë Prokurorisë Speciale.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta ka thënë për RTK-në se intervistimi ka përfunduar dhe ai është liruar me procedurë të rregullt.

Sipas informacioneve të gazetares së RTK-së nga terreni, ministri Peci pasi e ka përfunduar intervistimin ka dalë nga një hyrje tjetër e objektit.

Peci po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar qe rreth tri orë në Prokurorinë Speciale.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur për RTK-në se ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci po intervistohet në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve për rastin e dyshuar të fabrikës së mbetjeve shtazore.

Intervistimi po zhvillohet pas bastisjeve që u kryen sot në katër lokacione të ndryshme me urdhër të prokurorisë.

Go to TOP