Çeku mirëpret Utën: Një rrugëtim historik që lartësoi Kosovën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka përshëndetur rikthimin e alpinistes Uta Ibrahimi në Kosovë, pas përmbylljes së suksesshme të një prej sfidave më të mëdha në botën e alpinizmit – ngjitjes së 14 majave më të larta të planetit.

“Mirë se erdhe Uta. Uta kthehet në shtëpi, pas përmbylljes së një prej rrugëtimeve më të jashtëzakonshme të saj, realizimin e projektit të ngjitjes së 14 majave më të larta në botë. Një arritje historike që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë,” shkroi Çeku.

Ministri falënderoi Utën për këtë sukses të jashtëzakonshëm duke theksuar se ajo e ka lartësuar emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Faleminderit Uta që lartësove shtetin tonë,” përfundoi ai. /Kosova.info/

Go to TOP