Ish-kancelari austriak, Kurz shpallet i pafajshëm për akuzat e korrupsionit

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz u shpall i pafajshëm nga një gjykatë në Vjenë për akuzat e dhënies së dëshmisë së rreme në hetimin parlamentar për korrupsion.

Me këtë rast, ish-kancelarit austriak iu anulua dënimi me kusht prej tetë muajsh që i ishte dhënë më parë. Ai këtë dënim e mori për dhënien e deklaratave të rreme në lidhje me emërimin e bordit mbikëqyrës të kompanisë OeBAG, e cila administron pjesëmarrjen shtetërore në disa kompani.

Gjithashtu, Kurz më parë ishte akuzuar për emërimin e ish-besuarit të tij të ngushtë, Thomas Schmid, në një pozicion të rëndësishëm, por që në shkurt të vitit 2024 u shpall i pafajshëm për këtë akuzë.

“Ajo që doli është ajo që gjithmonë kam thënë, pra se nuk kam thënë të pavërteta në hetimin parlamentar,” tha Kurz në një deklaratë të shkurtër për gazetarët jashtë sallës së gjyqit pas vendimit të së hënës, raporton Associated Press.

Kjo ishte hera e parë më shumë se 30 vjet që një ish-kancelar austriak përballej me gjyq.


Go to TOP