Hasani: As Limajn nuk e votoj për kryeparlamentar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, tha se ndonëse ka pasur takime me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu rreth përkujtimit për masakrën e Dubravës, kjo nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij në raport me votën e tij kundër saj.
Ka thënë se qëndrimi i tij dhe i PDK-së mbetet i njëjtë. I pyetur nëse do ta votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit, ai tha jo.
