Haradinaj: Kemi shpresë që LVV-ja propozon kandidat unifikues
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk ka treguar nëse do ta votonin Fatmir Limajn për kryeparlamentar, me të cilin ndanë rrugët pas zgjedhjeve, por ka përsëritur emrat që sipas tij do të mund të kishin votën e AAK-së e që do të ishin Shqipe Selimi, Saranda Bohujevci e Glauk Konjufca.
“Po mbajmë shpresë që do të propozohet një kandidat unifikues edhe pse nuk është përgjegjësi e jona. Ne e kemi dhënë një opsion për të dalë nga kjo gjendje. Ne do të jepnin votim për emrat që i kemi propozuar”, tha ai.
Ndërkohë për Limajn tha se nuk mund të jap një mendim meqë nuk është diskutuar kjo çështje në parti.
