Von der Leyen falënderon Trumpin për përpjekjet për armëpushim në Ukrainë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka falënderuar Donald Trump për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë,
“Falënderoj Presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhshme për të sjellë një armëpushim në Ukrainë,” deklaroi von der Leyen në një postim në rrjetin social X.
Ajo theksoi se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbeten të angazhuara në çështjet ndërkombëtare dhe riafirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Presidentin Zelenskyy dhe përpjekjet për paqe të qëndrueshme në Ukrainë.
Von der Leyen bën të ditur se telefonatën me Donald Trump e ka realizuar së bashku me disa liderë të tjerë botërorë, përfshirë presidentin Emmanuel Macron, kryeministren Giorgia Meloni, presidentin Alexander Stubb, kancelarin Friedrich Merz dhe presidentin Volodymyr Zelenskyy.
Good call with President @realDonaldTrump together with President @EmmanuelMacron, Prime Minister @GiorgiaMeloni and President @alexstubb, Chancellor @_FriedrichMerz and President @ZelenskyyUa to get debriefed from his call with President Putin.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 19, 2025
I want to thank President Trump…
