OVL në takim me LDK, biseduan për gjendjen e kategorive të dala nga lufta

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me anëtarë të kryesisë, u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e veteranëve.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për gjendjen e kategorive të dala nga lufta dhe nevojën për trajtim me dinjitet dhe mbështetje institucionale.

“Kryetari Abdixhiku shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve dhe theksoi gatishmërinë e partisë së  tij për të kontribuar në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie në përputhje me vlerat e luftës çlirimtare dhe sakrificën e bërë për liri”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP