Rama: Nisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në kuadër të projektit për rikonstruksionin e rrugëve në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot kanë filluar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”, si pjesë e projektit të rikonstruksionit të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha”.
Punimet përfshijnë zëvendësimin e të gjitha instalimeve nëntokësore dhe rregullimin e hapësirës publike sipas planit të miratuar urbanistik. Kryetari Rama theksoi se ky projekt synon modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe bizneset përgjatë këtyre rrugëve qendrore.
Rikonstruksioni i këtyre dy rrugëve është pjesë e angazhimit të Komunës për një Prishtinë më funksionale dhe më estetike, në përputhje me standardet urbane moderne. /Kosova.info/
