Rama pas fitores: Telefonata e Hashim Thaçit më preku thellë – Komandanti ishte në formë të shkëlqyer

Pas fitores së djeshme në zgjedhjet në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment të veçantë emocional me ndjekësit e tij. Ai ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë urimi nga ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilën e ka cilësuar si tejet prekëse.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale duke e shoqëruar me simbolet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Edi Rama është në mandatin e tij të tretë si Kryeministër i Shqipërisë dhe vazhdon të mbajë një qasje të afërt me liderë të rëndësishëm të Kosovës, përfshirë edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me drejtësinë në Hagë. /Kosova.info/

Go to TOP