Muharremi mbështet kërkesën e Hykmete Bajramit për anulimin e shtrenjtimit të energjisë: Meriton mbi 100 mijë vota
Analisti Shenoll Muharremi ka përgëzuar deputeten Hykmete Bajrami për angazhimin e saj në mbrojtje të interesit qytetar dhe ekonomik, pas dërgimit të kërkesës zyrtare në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për anulimin e shtrenjtimit energjetik.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Muharremi e cilësoi Bajramin si zë të fuqishëm të qytetarëve duke e vlerësuar lart punën e saj në Kuvend.
“Bravo Hykmete Bajrami. Përnime krenar me punën që e kryen si deputete dhe përfaqësuese e qytetarëve, familjeve dhe bizneseve, ekonomisë. Minimum 100 mijë vota i meriton në zgjedhjet e ardhshme,” shkroi ai.
Kjo kërkesë vjen në një kohë kur qytetarët dhe bizneset janë përballur me kufizime të ashpra energjetike dhe çmime të larta, ndërsa vendimi i ZRRE-së ka nxitur debat të gjerë publik. Bajrami ka theksuar se masa të tilla dëmtojnë jo vetëm ekonominë familjare, por edhe klimën investuese në vend. /Kosova.info/
