Dërgon veturën për riparim të ulëses zbulohet marihuanë e fshehur
Një qytetar nga Kamenica e kishte dërguar veturën e tij për riparimin e ulëses, por aty kishte gjetur dy paketime të dyshuara me substanca narkotike.
Qytetari menjëherë e ka lajmëruar policinë, e kjo e fundit thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 1.8 kilogram marihuanë dhe vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm.
“Më datë 11.05.2025, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë. Sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë rreth këtij rasti. /Kosova.info/
