Luis Enrique: PSG e meriton ta fitojë Champions League

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka shprehur bindjen e tij të plotë se skuadra që ai drejton e meriton të shpallet kampione e Evropës këtë sezon, teksa përgatitet për finalen e madhe të Champions League më 31 maj në Munich kundër Inter.

PSG tashmë ka siguruar titullin në Ligue 1 dhe është në garë për një tripletën, pasi më 25 maj do të përballet me Lyonin në finalen e Coupe de France.

“Jemi shumë krenarë për gjithçka që kemi arritur këtë sezon”, ka thënë Enrique për mediat, duke vlerësuar punën e bërë gjatë muajve të fundit. “Kemi luajtur futboll të bukur, kemi treguar forcë mendore dhe kemi respektuar çdo kundërshtar”.

Trajneri spanjoll ka konfirmuar se PSG ka hartuar një plan të posaçëm për menaxhimin e skuadrës, në mënyrë që të arrijnë në formën më të mirë të mundshme për dy finalet e mbetura. “Çdo lojtar ka programin e tij të personalizuar, pasi duam të jemi të freskët fizikisht dhe mendërisht në momentin vendimtar”, është shprehur ai.

Enrique shpreson që finalja në Champions League të shënojë një moment të veçantë edhe për tifozët: “Kjo do të jetë hera e parë që tifozët tanë do ta shohin nga afër një finale të tillë. E meritojmë këtë trofe: kemi pritur gjatë dhe kemi sakrifikuar shumë”, ka thënë ai.

Ai ka kujtuar se PSG dhe ai vetë kanë një lidhje simbolike. “Klubi është themeluar më 1970: po ashtu edhe unë kam lindur atë vit. Kjo e bën gjithçka edhe më të veçantë për mua”, ka thënë tekniku spanjoll. 

Megjithatë, Enrique nuk e ka nënvlerësuar rivalin. “Interi është një skuadër me përvojë, ka luajtur në një finale para dy vjetësh. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur për çdo situatë”, ka thënë ai. 


Go to TOP