Papa Leoni XIV: Kisha duhet të ndriçojë netët e errëta të botës
Papa Leoni XIV ka drejtuar të premten meshën e parë si udhëheqës i Kishës Katolike, duke dërguar mesazh të fuqishëm për nevojën e pranisë së Kishës në botën moderne.
Në fjalimin e mbajtur, ai ka thënë se Kisha duhet të veprojë më shumë në vendet ku ka mungesë besimi dhe ku vlerat e teknologjisë, parasë, pushtetit e kënaqësisë po zëvendësojnë besimin.
“Ka shumë mjedise ku besimi i krishterë shihet si diçka absurde, për të dobëtit dhe të painteligjentët. Pikërisht këtu nevojitet më së shumti misioni ynë”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se e sheh misionin e tij si përpjekje për të sjellë dritë në “netët e errëta të kësaj bote”. U shpreh i vendosur që të jetë një “administrator besnik” i Kishës, duke ftuar të gjithë kardinalët të ecin bashkë me të në këtë rrugëtim shpirtëror. /Kosova.info/
