Rukiqi kritikon ashpër deputetin Murati: Paaftësia dhe arroganca e tij po i kushton bizneseve trefish më shumë për energjinë

Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar ashpër ndaj deputetit Hekuran Murati duke e akuzuar për paaftësi dhe arrogancë gjatë mandatit të tij si Ministër i Financave.

Sipas Rukiqit, Murati dhe kolegët e tij, në vend se të japin “leksione amatoreske” për çështje kushtetuese, duhet të japin llogari për rritjen e jashtëzakonshme të çmimit të energjisë elektrike për bizneset, e cila ka shkuar nga 260% deri në 300%.

“Ky deputet, sa ka qenë Ministër i Financave, ka refuzuar të ndajë një subvencion prej 15 milionë eurosh për mbulimin e një pjese të tarifave. Ky subvencion do të kishte parandaluar kalimin e bizneseve në tregun e derregulluar, ku çmimet janë shumëfishuar,” ka deklaruar Rukiqi.

Ai shtoi se bizneset dhe ekonomia vendore janë duke paguar një çmim të rëndë për vendimet e papërgjegjshme të ish-ministrit dhe të qeverisë në tërësi.

“Këtë paaftësi dhe arrogancë po e paguajmë shumë shtrenjtë,” përfundoi ai. /Kosova.info/

Go to TOP