Serbia si Proksi i Rusisë: Evropa më në fund po e kupton atë që Kosova e din prej vitesh

Shkruan: Gurakuç KUÇI Hulumtuesi i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”

Austria para disa ditësh ka dëbuar Dragana Trifkovic, figurë politike serbe, e lidhur drejtpërdrejt me shërbimin sekret rus FSB.

Por AKI e kishte ndaluar hyrjen e saj në Kosovë që në vitin 2016, duke e klasifikuar si rrezik për sigurinë kombëtare.

Ajo nuk është rast i izoluar.

Sipas burimeve të inteligjencës perëndimore të publikuara më herët nga Politico, Rusia po përdor Serbinë për tu infiltruar në institucionet e BE-së përmes agjentëve që përdorin pasaporta serbe dhe duken si “neutralë”.

Dragana prezantohej si “analiste politike”, por vepronte si zëdhënëse e propagandës ruse, merrte pjesë në operacione hibride, glorifikonte aneksimin e Krimesë dhe bashkëpunonte me ekstremistë të djathtë rusë.

Kjo nuk është më vetëm çështje e Ballkanit Perëndimor. Është një çështje evropiane.

BE-ja duhet ta kuptojë:

Serbia nuk është një shtet neutral. Ajo është një platformë operative e Rusisë dhe çdo agjent i dëbuar është vetëm maja e ajsbergut.

Go to TOP