Gashi: Ka ardhë koha për bashkëpunim, jo për ndarje e refuzime
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka dalë me një deklaratë ku bënë ftesë për një bashkëpunim më të madh. Ai theksoi se “ka ardhë koha me bashkëpunua, edhe për të refuzua, edhe për të shkua në zgjedhje nëse duhet”.
Gashi paralajmëroi se asnjë parti nuk mund të fitojë më e vetme, duke bërë apel për “mirësjellje” dhe përgjegjësi politike, pavarësisht përkatësisë.
“Kemi ardhë në një situatë që krejt skena politike është vetëdijësu që nuk ka më mundësi askush me qeverisë vetëm. Duhet bashkëpunim, duhet maturi. Kushdo që ka dyshime për krime apo tradhti kombëtare, le të ndiqen procedurat, por jo të përdorim akuza për të përçarë edhe më shumë,” u shpreh Gashi.
Deputeti, foli ehe për përplasjet e brendshme mes grupeve politike, duke i quajtur “të dëmshme për vetë ekzistencën e Kosovës”.
“Nuk mund të vazhdojmë të refuzojmë njëri-tjetrin pa arsye. Ka ardhë koha të mbyllet ai kapitull përçarës dhe të ecim përpara në emër të interesit madhor të shtetit,” tha ai.
Kjo deklaratë vjen pas ftesës së bërë nga, kryetarit të LVV-së, njëherësh kryeministr në detyrë, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lunir Abdixhikunë, një moment tensioni politik, me thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe akuza të ndërsjella mes partive.
