Kori kosovar Siparantum në Berlin, interpretoi veprën ‘Zanat e Malit`
Kori kosovar “Siparantum” u ngjit në skenë në Berlin, si pjesë e koncertit “Around the World” për të interpretuar veprën “Zanat e Malit”, e cila ishte premierë nga kompozitori Kreshnik Aliçkaj.
“Zanat e Malit” u prit me entuziazëm nga publiku duke marrë kritika të larta pozitive nga muzikologë dhe adhurues të muzikës.
Ky koncert mblodhi bashkë ansamble dhe kore të shquara nga Greqia, Spanja dhe Lituania duke krijuar një mbrëmje me dimensione të thella ndërkulturore dhe artistike.
Koristët e Siparantum-it, së bashku me ansamble të tjera pjesëmarrëse, patën mundësinë të përfshiheshin në një proces të thelluar muzikor nën drejtimin e dirigjentëve të mirënjohur nga vende të ndryshme të Evropës.
