A nuk ju kam thënë që Zgjedhjet janë Zgjidhje?
Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Pas takimit sot mes Krasniqit dhe Kurtit ku nuk kishte asnjë ndryshime nga partia më e madhe, tash ka edhe më shumë indikatorë që nuk ka vullnet politik një zgjidhje apo marrëveshje politike. Këta njerëz nuk dëshirojnë me bashkëpunu me askënd. E as nuk janë në gjendje me i kriju institucionet.
Kjo nënkupton që duhet me shku në zgjedhje të reja, mos me humbë kohë më shumë. Kur nuk ka asnjë zgjidhje tjera, pse duhet me u zvarritë puna kaq gjatë? Nuk ka logjikë kjo. Zgjedhjet janë zgjidhje.
LDK ka me pas një rol me rëndësi në zgjedhje e ardhshme dhe duhet me dalë nga ‘zona e komfordit’. Nuk duhet me vazhdu me thënë “nuk bashkëpunoj me këtë, nuk bashkëpunoj me atë” se nuk ka logjikë kjo.
LDK është parti me rëndësi dhe duhet me luajt një rol aktiv dhe më qëndror. DUHET me qenë bashkëpunuese dhe e hapur për partneritet strategjike për ndryshime pozitive. Sidomos nëse ky bashkëpunim e sjellë (a) rritjen e partisë; (b) e vendosë partinë në qeveri, pozita kryesore; dhe (c) e mundëson ndryshimin e paradigmës ekonomike në Kosovë.
