Rikthehet Europa League, Bilbao-Man United
Pas gjysmëfinaleve të para në Ligën e Kampionëve, garat evropiane vazhdojnë sonte me duelet e para të gjysmëfinaleve në Europa League, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.
Padyshim se kryesfida do të luhet në Spanjë, ku Athletic Bilbao do të ballafaqohet me Manchester Unitedin, ndeshje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Ballafaqimi mes Bilbao-s dhe ‘Djajve të Kuq’ parashikohet të sjellë një ndeshje të fortë pasi që të dy skuadrat synojnë të prekin finalen e madhe të kësaj garë joshëse.
Ndërkaq, në gjysmëfinalen tjetër përballen Tottenham dhe Bodoe/Glimt, një tjetër sfidë interesante. Në letër ‘Spurs’ konsiderohen favorit, megjithatë, Bodoe/Glimt e cila ka befasuar më performancën e lartë këtë sezon të garave në Europa League, në Londër nuk ka udhëtuar me flamur të bardh.
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.
