Një veturë rrokulliset në urën e hekurit në Zveçan, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Karl Petri”, përkatësisht tek ura e hekurit në Zveçan, sot më 30.04.2025. Policia e Kosovës bën të ditur se nga ky aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia njofton se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, Z.V., 22 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin me targa te huaja dhe është rrokullisur. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk është raportuar për persona të lënduar.
Pas këtij rasti, ura ka qenë e bllokuar për një kohë, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve. Pas ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse, ura është liruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet.
Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit rrugor. /Kosova.info/
