Pingpong/Mbahet xhiro e tretë për ligën U15 M
ITë dielën, me fillim nga ora 10, në Palestrën “Tefik Çanga”, në Ferizaj do të zhvillohen ndeshjet e javës së dytë të Ligës U 15.
Në xhiron e tretë, Ahmet Hoxha MK takohet me Pripingun, Drita me Ulpianën, KVPP Prizreni me Gani Malokun, kurse TTC Ferizaj është e lirë.
Në xhiron e katërt, Ulpiana takohet me Ahmet Hoxhën MK, Pripingu me TTC Ferizajn dhe Drita me Gani Malokun, KVPP Prizreni është e lirë. /Kosova.info/

