Komuna e Rahovecit: Të zhdukurit me dhunë, plaga jonë e hapur
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me qytetarë kanë bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Krushë të Madhe.
Në Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, Komuna e Rahovecit ka përkujtuar 64 qytetarë ende të pagjetur në Krushë të Madhe dhe 107 tjerët në të gjithë Rahovecin, duke përfshirë edhe intelektualin e shquar, profesorin Ukshin Hoti.
“Të zhdukurit me dhunë nga forcat shtetërore serbe, janë dhimbja dhe plaga jonë e hapur që ende kullon gjak në Republikën e Kosovës, tash e 26 vjet”, thuhet në postimin e Komunës së Rahovecit. /Kosova.info/
