Muharremi merr përgjigje nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë për letrën mbi ZRRE: Vlerësohet angazhimi qytetar për transparencë

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë të ditur se ka pranuar përgjigje zyrtare nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë lidhur me letrën që ai ka dërguar më 28 mars 2025 rreth veprimtarisë së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë.

Në përgjigjen e marrë, Sekretariati shpreh vlerësim për raportin dhe thekson rëndësinë e angazhimeve qytetare në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e energjisë. “Ne vlerësojmë nisma të tilla të udhëhequra nga qytetarët për të shqyrtuar vendimet rregullatore, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies,” thuhet në përgjigje.

Gjithashtu, Sekretariati shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm: “Ne presim me padurim vazhdimin e dialogut gjatë gjithë këtij procesi.”

Muharremi e ka cilësuar këtë reagim si një sinjal pozitiv për fuqizimin e rolit të qytetarëve në mbikëqyrjen e institucioneve dhe politikave energjetike në vend. /Kosova.info/

Go to TOP