Ahmeti: Pa përmirësim të kushteve për zjarrfikësit, aktivitetet vetëdijesuese mbesin fasadë
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile, ka reaguar pas hapjes së Javës së aktiviteteve nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, që nisi me një ekspozitë të pajisjeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit.
Ai e ka cilësuar këtë si një aktivitet të rëndësishëm për vetëdijesimin qytetar dhe promovimin e rolit të strukturave të mbrojtjes dhe shpëtimit, por ka theksuar se realiteti në terren është shumë më sfidues.
Ahmeti ka vënë në dukje se shumë komuna në vend përballen me mungesë të pajisjeve themelore, automjete të amortizuara dhe staf të pamjaftueshëm.
“Është mirë të vetëdijesojmë qytetarët, por është edhe më e rëndësishme të krijojmë kushte dinjitoze për ata që përpiqen të na shpëtojnë jetën dhe pronën në çdo emergjencë,” ka deklaruar ai. /Kosova.info/
