Vrasja e rreshterit Muhamed Lika, ka të arrestuar në aksionin e sotëm policor

Mëngjesin e sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një operacion policor që ka të bëjë me vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, tha për Klankosova.tv se aksioni policor po zhvillohet pas hetimeve intensive nga njësitet relevante.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Mësohet se në këtë aksion ka persona të arrestuar.

Go to TOP