Aksident zingjiror në Gjakovë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zingjiror në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur te “Ura e Drinit”, teksa janë përfshirë pesë vetura, konfirmon Albin Sahatqija, komandant i trafikut për këtë rajon.

“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës nga automjeti i fundit. Shoferja me këtë rast e godet veturën e katërt e cila ka qenë e ndaluar, katër automjetet ishin të ndaluara, dhe pastaj nga inercioni goditen edhe tre vetura të tjera”, deklaroi ai.

Sahatqija ka treguar se të lënduarit janë duke u trajtuar në spital, por që janë liruar. 


Go to TOP