Sekuestrohen dy pushkë gjuetie, 50 fishekë e tri radio-lidhje në Graçanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në fshatin Dobrotin të Graçanicës.

“Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje”, thuhet në raport.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari A.N, 39 vjeç, është dërguar në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”. /Kosova.info/
