Muharremi: Hykmete Bajrami, modeli i deputetes që duhet ndjekur në Kosovë

Analisti Shenoll Muharremi ka shprehur hapur admirimin e tij për deputeten Hykmete Bajrami duke e cilësuar si një nga figurat më të denja të legjislaturës së re që ka nisur sot në Kuvendin e Kosovës. Në një postim publik, ai thekson se puna e saj gjatë viteve të fundit e ka bindur se Bajrami përfaqëson modelin e deputetes dhe politikanes që i duhet vendit.

“Ajo nuk është as familjare, as mike e imja personale. Por është më së afërti që mund të imagjinohet, modeli i deputetes dhe politikanes kosovare që mbron parime të larta dhe e vendos interesin publik, qytetarin dhe bizneset prodhuese vendore mbi gjithçka tjetër,” shkruan Muharremi.

Ai shton se ndonëse ka shumë deputetë të tjerë të jashtëzakonshëm në Kuvend, Bajrami spikat si figurë që kombinon kompetencën me integritetin, një përzierje që sipas tij duhet të bëhet standard i përfaqësimit politik në Kosovë.

“E kemi obligim me i përkrahë dhe fuqizu në mënyrë që numri i tyre të shtohet sa më shumë dhe ky model të bëhet trend,” thekson më tej Muharremi duke përmbyllur me një thirrje që kjo frymë politike të rritet dhe të zgjerohet në të ardhmen. /Kosova.info/

Go to TOP