Hetohet vdekja e një burri në Gjakovë

Raportohet se një burrë mbeti pa shenja jete dje në Gjakovë.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku pastaj ekipi emergjencës ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore me zemër.

“Me urdhër të prokurorit është incuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin 24- orësh të policisë.


Go to TOP