Nis rehabilitimi i thellë të rrugëve me qarkullim të lartë në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se pas dëmtimeve të shkaktuara nga sezoni i dimrit, ka filluar rehabilitimi i thellë i disa rrugëve me rëndësi të lartë për qarkullimin urban.
Rrugët që po i nënshtrohen ndërhyrjeve janë: “Don Shtjefën Kurti”; “Nimete Progonati” dhe “Elbasani”.
Këto rrugë shërbejnë si alternativa për rrugën “Holger Pedersen”, e cila gjithashtu do të riparohet në mënyrë të thellë pasi të përfundojnë punimet aktuale.
“Ky investim do të mundësojë një lidhje të mirë infrastrukturore të lagjes ‘Prishtina e Re’ me rrugët B dhe C, si dhe me Rrugën A, sapo të përfundojë edhe ajo,” ka deklaruar Rama.
Ai ka shtuar se punimet përmirësuese po vazhdojnë në të gjitha pjesët e Kryeqytetit duke synuar modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët. /Kosova.info/
