Nis ceremonia hapëse për Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Vajza

Në hapësirat e Klan Arenës po mbahet ceremonia hapëse e eventit Olimpiada Evropiane e Matematikës për Vajza.

Në këtë event, garat e të cilës do të realizohen ditët në vijim, do të jenë gara në lëndën e matematikës në të cilën pjesë do të marrin 55 shtete me nga 4 përfaqësues nga e gjithë bota.

Nxënësit do të jenë të shkollave të mesme.

Kjo ngjarje është organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

Në ceremoni po merr pjesë edhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Fituesit e kësaj gare në fund do të marrin medalje.

Kjo njëherësh është edhe Olimpiada 14-të Evropiane e Matematikës për Vajza, EGMO 2025, dhe është hera e parë që po mbahet në Kosovë.


Go to TOP