Peja pret talentët e rinj të pingpongut – të dielën mbahet Kampionati Individual i Kosovës për U11 dhe U15

Të dielën, më 14 prill, në palestrën e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, do të zhvillohet Kampionati Individual i Kosovës për grupmoshat U11 dhe U15 në pingpong. Aktiviteti nis nga ora 10:00 dhe pritet të mbledhë sportistët më të rinj dhe më premtues nga e gjithë Kosova.

Garat do të zhvillohen në këto kategori: idividuale (meshkuj dhe femra); çifte femra; çifte meshkuj dhe çifte mikse (vetëm për grup-moshën U15).

Ky kampionat organizohet me qëllim të zhvillimit dhe promovimit të talenteve të rinj në sportin e pingpongut, si dhe për të ofruar një platformë të shëndetshme konkurrimi për fëmijët dhe të rinjtë.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të ndjekin këtë ngjarje sportive dhe të përkrahin sportistët e rinj në rrugëtimin e tyre drejt suksesit. /Kosova.info/


Go to TOP