KFOR-i italian patrullon përgjatë kufirit me Serbinë në Istog

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale në perëndim të misionit të KFOR-it kryen patrullime përgjatë vijës kufitare me Serbinë në veri të Istogut.

KFOR ka thënë se kontrolli i kufirit është një angazhim i përditshëm i njësive të KFOR-it.

“Prania në këtë zonë është shumë e rëndësishme për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”, ka thënë KFOR.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. /Kosova.info/


Go to TOP