Osmani për Betejën e Koshares: Flakadani i lirisë që nuk shuhet kurrë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar me nderim dhe krenari Betejën e lavdishme të Koshares duke e quajtur atë një flakadan që nuk shuhet kurrë në historinë e popullit shqiptar.
“Aty ku regjimi gjenocidal i Serbisë kishte ngritur murin ndarës me Shqipërinë, vajza e djemtë e UÇK-së ngritën një ideal, mbollën guxim dhe frymëzim për breza të tërë,” ka deklaruar Osmani.
Sipas saj, aty ku dukej e pamundura, luftëtarët e lirisë sollën fitoren duke dëshmuar se Kosharja nuk ishte vetëm betejë ushtarake, por një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës është i gatshëm të paguajë çdo çmim.
Në përfundim, presidentja shprehu mirënjohje të përjetshme për të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë e Kosovës:
“Lavdi përjetë dëshmorëve të lirisë!”. /Kosova.info/
