Kosova U19 në hendboll mëson kundërshtarët në Botëror
Kosova U19 do të përballet me kundërshtarët e fortë në Kampionatin Botëror të Hendbollit që do të mbahet në Kajro të Egjiptit.
Shorti për këtë turne është hedhur të martën mbrëma, dhe Kombëtarja kosovare do të jetë në Grupin B me Hungarinë, Zvicrën dhe Marokun.
Ky do të jetë Kampionati Botëror i njëmbëdhjetë për të rinjtë në hendboll dhe do të zhvillohet nga 6 deri më 17 gusht në Kajro.
